Ora News - Euro në pikiatë, arrin në nivelin 124 lekë, më i ulëti që prej verës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Leku shqiptar ka vijuar të fitojë pikë kundrejt euros. Monedha europiane ka vijuar rënien, duke arritur në nivelin më minimal që prej fillimit të qershorit. Aktualisht një euro po shkëmbehet me 124 lekë.
Euro vijon të dobësohet, duke u shkëmbyer me 124 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë ky është niveli më i ulët i arritur që prej fillimit të qershorit.

Më shqetësues është fakti se zhvlerësimi i euros pritet të vijojë për shkak të afrimit të festave të fundvitit që shoqërohet me kthimin e emigrantëve pranë familjeve të tyre.

Pritshmëritë prej Bankës së Shqipërisë, por edhe prej ekspertëve, ishin që monedha europiane të fitonte pikë kundrejt lekut gjatë kësaj periudhe, por në realitet ndodhi e kundërta.

Monedha europiane ka pësuar një dobësim të ndjeshëm edhe në tregjet ndërkombëtare, ku po shkëmbehet me rreth 1.13 dollarë.

Ky zhvlerësim është më i larti për këtë vit. Një tjetër arsye për këtë situatë është edhe fakti se në tregun vendas ka qarkullim të lartë të monedhës evropiane, duke e vlerësuar në këtë mënyrë monedhën kombëtare lekun.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi pak javë më parë se tashmë është pranuar ideja se monedha europiane do të qëndrojë në një interval të ri prej 124 lekësh.

Ndërsa Banka e Shqipërisë e ka të pamundur që të marrë vendime pasi nuk ka kuorumin e duhur.

6 anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës u ka mbaruar mandati dhe tashmë pritet propozimi dhe miratimi i tyre në parlament.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/euro-ne-pikiate-arrin-ne-nivelin-124-leke-me-i-uleti-qe-prej-veres

Recommended