Ora News - Kadia: Për arsim të lartë falas, buxheti i shtetit nuk mjafton asnjëherë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eksperti i Ekonomisë, Besart Kadia, thotë se kushdo që merr përsipër të përfshihet në debatin për arsimimin, duhet të pranojë se arsimi i lartë ka kosto.

Kadia: Politikanët, pedagogët, kushdo që merr përsëipër këtë diskutim duhet të thotë se realisht arsimi i lartë ka kosto.Me 50-100 mln euro Universitetet Perëndimore kanë vetëm një Departament. Nëse shkojmë për arsimim falas, buxheti i shtetit nuk mjafton ndonjëherë për këtë gjë.

Duke iu INSTAT, Kadia tha në Ora News se raporti është më shumë një pasqyrë e varfërisë së familjeve shqiptare.

Kadia: Pesha që zë studimi në familjet shqiptare tregon sesa e varfër është familja shqiptare apo sa i shtrenjtë është arsimimi në Shqipëri. Në Shqipëri tarifat e arsimit nuk janë tarifa të cilat janë shqetësuese për cilësinë që marrin, reflektojnë një arsim që akoma nuk ka hyrë në tregun global, akoma nuk është një arsim cilësor. Këto tarifa 300 apo 400 mijë lekë në vit janë tarifa që nuk mbulojnë dot kostot relae për të marrë një shërbim cilësor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kadia-arsim-te-larte-falas-buxheti-i-shtetit-nuk-mjafton-asnjehere
Recommended