Vendimet për 8-të kërkesat: Arsim falas për studentët në nevojë dhe ekselentë, të tjerët 50%
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në detaje të gjitha vendimet që qeveria ka marrë sot për studentët në lidhje me tarifat. Kreu i qeverisë u shpreh ekselentët, studentët që vijnë nga familjet në nevojë, por edhe ata me aftësi të kufizuara nuk do të paguajnë. Gjithashtu nga ky vit qeveria do të paguajë 50% të tarifës për të gjithë studentët, ndërsa nga viti tjetër akademik do të jetë me shkallëzim.

"Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet. Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.
Recommended