Lushnjë, Aksidentohet motoçikleta, drejtuesi në gjendje kome në Spitalin e Traumës

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një person u aksidentua rëndë pasi motoçikleta me të cilin po udhëtonte u përplas nga një mjet tip Fiat Stilo me targë AA 117 MM. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotmë rreth orës 01:30 në vendin e quajtur Golm 2, në aksin rrugor nga Lushnje-Rrogozhinë.
Sipas policisë nga aksidenti është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në gjendje kome drejtuesi i motoçikletës, i cili është ende i paidentifikuar pasi nuk kishte asnjë mjet identifikimi.
Drejtuesi i motocikletës është transportuar në gjendje kome për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Motoçikletën në momentin pas aksidentit e ka marrë para një tjeter mjet me targa greke ymx2568, i cili është përfshirë në aksident.
Blutë e qarkullimit të Lushnjës kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aksidentohet-motocikleta-drejtuesi-ne-gjendje-kome-ne-spitalin-e-traumes/

Recommended