Shqipëria së shpejti me kod të ri penal, Gjonaj: Ka kohë që mendohet, të mos lëmë hapësira
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Ministria e Drejtësisë po përgatit ndryshime në kodin penal për të shmangur problematikat e ndeshura ndër vite.

Një ndër ndërhyrjet kryesore lidhet me hapësirat për abuzime që kanë gjykatat me Kodin aktual, praktikë që sipas Ministres së Drejtësisë, duhet të marrë fund.

Etilda Gjonaj tha gjatë prezantimit të ndryshimeve se ndërhyrjet e pjesshme në Kodin Penal nuk i kanë zgjidhur problemet.

Gjoni: Ka kohë që mendohet për të rishikuar dhe përgatitur një kod të ri penal me qëllim që mos të lëmë hapësirë qoftë të zbatimit të vendimeve unifikuese, qoftë të reflektimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe të jurisprudencës të gjykatës europiane apo akteve ndërkombëtare.

Ish-kreu i organit të akuzës, Arben Rakipi, aktualisht përfaqësues i shkollës së Magjistraturës, tha se me ndërhyrjet e reja janë hequr disa vepra, të cilat sot cilësohen si shkelje penale por që praktika dhe koha kanë treguar se duhen klasifikuar si çështje civile.

Rakipi: Kemi konkluduar që disa vepra kundravajte penale përgjithësisht nuk është e udhës të konsiderohen si kundravajtje penale të parashikuara në këtë kod, por fare mirë mund të konsideroheshin si kundravajtje administrative.

Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë foli edhe aplikimin e regjimit 41-bis, për të cilin tha se do të vijojë të aplikohet edhe me personazhe të tjerë të botës së krimit pavarësisht protestave dhe grevave që ndërmarrin të burgosurit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shqiperia-se-shpejti-me-kod-te-ri-penal-gjonaj-ka-kohe-qe-mendohet-te-mos-leme-hapesira/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended