Ora News - “500 euro për një provim” GJKKO lë në burg pedagogun korçar

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Gjykata e posaçme ka vendosur të lërë në burg pedagogun e Alket Dino dhe sekserin Xhevi Dervishi të akuzuar për korrupsion.

Të njëjtën masë kishte kërkuar në gjykatë edhe prokurori i çështjes, i cili paraqiti si prova përgjimet ambientale dhe telefonike si dhe procesverbalin për sasinë e parave që u është gjetur në momentin e arrestimit.

Pretendimet e prokurorisë janë kundërshtuar nga avokatët dhe te pandehurit të cilët kanë pretenduar se asnjë gjë nuk është e vërtetë nga ato që deklaron prokuroria.

Ata kanë deklaruar në gjykatë se nuk kanë janë përfshirë në vepra korruptive ndërsa sasia e parave që u është gjetur nuk ka lidhje me akuzën.

Arrestimi i tyre u bë nga Policia e Korçës në bashkëpunim me SPAK duke u akuzuar se kanë marrë para në këmbim të dhënies së notave kaluese në provime.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë afër fakultetit dhe me sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/500-euro-per-nje-provim-gjkko-le-ne-burg-pedagogun-korcar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended