Ora News - "Porosia" 500- 800 euro për një minë të telekomanduar. Të arrestuarit mbeten në burg

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjashtë të arrestuarit me 82 kallëpë tritol në u lanë në ?arrest me burg? derisa prokuroria të përfundojë hetimet.

Ata duhet të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit, me akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve plasëse dhe armëve luftarake.

Ata akuzohen se merrnin porosi për të montuar mina me telekomandë, ata do të qëndojnë prapa hekurave.

Ky ishte vendimi i Gjykatës së Elbasanit, për 6 të arrestuarit mbrëmjen e vonë të 7 shkurtit.

Në një aksion blic, të koduar ?Porosia?, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mësynë në Elbasan, ku prangosën të rinjtë nga fshatrat e Pogradecit, teksa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në seancën gjyqësore të kësaj të diele, prokurori Ridvan Sula kërkoi masën e sigurisë ?arrest me burg? për ta, kërkesë e cila u pranua nga gjykatësi Ramazan Avdiu.

Përpos 82 kallëpëve tritol, atyre iu gjetën 2 armë zjarri, qindra fishekë dhe një sasi e vogël droge.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-arrestuarit-e-operacionit-porosia-dalin-para-gykates-shikoni-kush-jane

Recommended