Ambasadorja franceze: Gjykata Kushtetuese të bëhet sa më parë, ka probleme që duhet t’i zgjidhë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Nga Korça, diplomatja tha se ka një sërë problematikash që presin zgjidhje nga institucioni më i lartë në Sistemin e Drejtësisë.

Ambasadorja franceze Cristina Vasak: ?Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më shpejt. Unë e kam thënë këtë shumë herë këtu në Pogradec, Tiranë. Të gjithë personalitetet e politikës, pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një seri problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese.?

Këshilli politik ndërkohë është një organizëm ku palët synojnë dakordësinë për çështjet zgjedhore, një tjetër kusht për integrimin. Diplomatja kërkoi që puna aty të vijojë me inteligjencë.

Ambasadorja franceze Cristina Vasak: ?Përsa i përket Këshillit Politik nuk mund të them gjë, sepse kjo nuk më përket. Është mirë që ky këshill të vazhdojë punën e tij me një inteligjencë të mirë, sepse ata e dinë si duhet të funksionojnë dhe s?kanë pse t?ua thonë diplomatikët?.

Nga Korça, ku shoqëroi një grup deputetësh francezë, Vasak dha lajmin se do të largohet nga Shqipëria dhe se pasardhësja e tij kanë marrë ?ok?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ambasadorja-franceze-gjykata-kushtetuese-te-behet-sa-me-pare-politika-e-di-se-cfare-duhet-te-beje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended