Ora News - Listat e hapura, ambasadorja franceze: Duhet bashkëpunim, çështja u përket shqiptarëve
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ambasadorja franceze në Shqipëri, thotë se debati për listat dhe koalicionet janë çështje e brendshme e politikës, por për të pasur rezultat do të duhet bashkëpunim mes mazhorancës e opozitës. Nga Pogradeci, zëri zyrtar i Parisit, foli edhe për integrimin ku theksoi se është gabim të thuhet se kushte për Shqipërinë po shtohen.

Teksa politika shqiptare është përfshirë në debatin e nxehtë për ndryshimet kushtetuese, për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, ndërkombëtarët duket se kanë vendosur të qëndrojnë jashtë.

Ambasadorja Franceze, Christine Vasac nga Pogradeci tha se kjo është çështje tërësisht shqiptare.

Por këshilloi bashkëpunim mes palëve.

??Ka një projekt te rieditimit të të gjithë Kushtetutes shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyrë publike dhe në Parlament në lidhje me këtë. Ka edhe një qëndrim të presidentit të vendit ,i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadoreve të BE dhe të Mbreterisë së Bashkuar dje. Ju përket shqiptarëve dhe vetem atyre që ta trajtojnë këtë çështje. Ka një kalendar i cili është vendosur dhe nëse do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregoje koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në menyrë qe ne të marrim një rezultat.?

Christine Vasac tha se ambasadorët nuk mund t?i tregojnë shqiptarëve modelin si duhet të zgjedhin përfaqësuesit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/listat-e-hapura-ambasadorja-franceze-duhet-bashkepunim-pozite-opozite-ceshtja-u-perket-shqiptareve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended