Ora News - Ambasadorja franceze: Pa rezultat, s’ka negociata në 2019

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak, ka dhënë sinjalet e para se hapja e negociatave vitin e ardhshëm nuk do të jetë dhe aq e lehtë. Kjo sepse sipas saj koha po kalon shpejt dhe palët nuk po marrin seriozisht rekomandimet e Këshillit Europian në qershorin e kaluar.

Në 20 vjetorin e aleancës mes Shqipërisë dhe Francës, përfaqësuesja e Parisit në Tiranë, Christine Vasak, paralajmëroi se hapja e negociatave vitin tjetër nuk do të jetë dhe aq e lehtë.

Ambasadorja tentoi të shkundë politikën shqiptare dhe bëri thirrje që politikanët të marrin seriozisht rekomandimiet e Këshillit Europian në qershorin e shkuar.

Christine Vasak: Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadorja-franceze-pa-rezultat-ska-negociata-ne-2019

Recommended