Ambasadorja franceze: Palet te ulen ne dialog

  • 5 years ago
Macron nuk e ka thënë fjalën e fundit për negociatat

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasac, u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri të ulen në tryezën e dialogut për të zgjidhur krizën në të cilën është futur vendi, duke shtuar se ?njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme?.

?Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë. Nuk mund ta fsheh, të gjithë e dimë që situata është e tillë, jemi në një krizë politike. Nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t?i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.?

Ndërsa lidhur me hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Tetor, ambasadorja tha se Franca nuk e ka marrë ende vendimin përfundimtar.

?Ju duhet të dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian. Ju pyesni mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë, nuk di tu them, por edhe me Francën nuk di tu them diçka, por nuk është diçka e mbyllur. Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri në muajin Tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në Tetor.?

Tv Klan

Recommended