Deti me Greqinë, zgjidhje në gjykatë/ Rama - Bakojanisit: Marrëveshja e rrëzuar! Nuk ndikoi Turqia

  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama në një prononcim për Top Channel tregon detajet e asaj çfarë bisedoi në një darkë pune, me homologun grek Mitsotakis mbrëmjen e të mërkurës në Athinë.


Sipas kryeministrit Rama, zgjidhja e shumë problemeve mes dy vendeve fqinje është në rrugë të mbarë.

?Ka pasur një faze të vështirë dhe kjo krijoi periudhë ftohje. Kanë pasur faze tjetër që kemi nisur të dialogojmë. Progresi deritanishëm një bazë e mirë për të konkluduar nga qeveria aktuale:

Ndërsa ministri punëve të jashtme të Greqisë Demdias dha këtë deklaratë.

?Ishte një darkë shoqërore do kemi një drekë pune pas pak. Mbrëmë kishim një takim në klimë të përzemërt me kryeministrin Mitsotakis. Diskutuam në një klimë tepër pozitive mes nesh. Me Shqipërinë mike na lidh histori e njëjtë dhe nje e ardhme e përbashkët për të cilën po punojmë fuqishëm.?

Në takimin e organizuar nga revista The Economist kryeministri Rama

sërish nuk iu shmang pyetjes për marrëveshjen e detit.

?Marrëveshja e parë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Kemi zhvilluar një dialog intensive me qeverinë e mëparshme greke për shumë çështje. ..Duhet të mos ketë urrejtjes mes ballkanasve. Kur bëhet fjalë për detin, ta zgjidhim me palë të tretë ose me anë të gjykatave ndërkombëtare, që të mos përdoren nga politikanë si patriotë.?

Ish ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis nënshkruese e marrëveshjes detare të 2009-tës, ndërhyri duke shprehur mërzinë e saj për faktin që ai pakt u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Kjo sipas saj, ndodhi pas ndërhyrjes së Turqisë dhe përkatësisht presidentit Erdogan, por Rama e kundërshtoi menjëherë.

Ideja që e kam dëgjuar nga autoritete të larta që kjo është një marrëveshje e cila është ndaluar nga ndërhyrja e Turqisë, është absolutisht e pavërtetë. Mund të them se në asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje të ketë interes për Turqinë.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#DoraBakojanis#TopChannel

Recommended