Rama: Jemi prane zgjidhjes se problemeve me Greqine

  • 5 years ago
Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se do të takohet shumë shpejt me homologun grek, Alexis Tsipras, për të finalizuar dialogun që i jep fund mosmarrëveshjeve të vjetra mes Shqipërisë dhe Greqisë. Këtë e konfirmoi në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve ?ANA MPA? ku zbuloi se marrëveshja mes dy vendeve është pranë.

?Do të takohemi shumë shpejt me kryeministrin Tsipras, në Tiranë ose Athinë. Mendoj se jemi shumë pranë zgjidhjes së gjithë këtyre problemeve dhe ky moment do të jetë madhështor. Aktualisht jemi përfshirë në një dialog mjaft intensiv për zgjidhjen e shumë çështjeve të mbetura pezull me kurajë dhe vendosmëri.?

Marrëdhëniet me Greqinë i konsideron si historike, me përjashtim të disa mosmarrëveshjeve që sipas tij janë të zakonshme mes fqinjëve.

?Është një marrëdhënie historike dhe tradicionale dhe siç ndodh gjithmonë me fqinjët, nuk shkon gjithçka në mënyrë të përkryer? E dimë këtë nga zona jonë. Qoftë në fshat, qoftë në qytet, qoftë midis shteteve, është e njëjta gjë.?

Negociatat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe nisën zyrtarisht në fillim të këtij viti. Grupet negociatore thonë se është gjetur gjuha e përbashkët për pjesën më të madhe të mosmarrëveshjeve. Mbetet ende për tu finalizuar çështja më e rëndësishme, ajo e kufirit detar mes dy vendeve.

Tv Klan

Recommended