Ora News - Çështja e detit me Greqinë, Rama: Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje konsensuale

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shpreson në një zgjidhje konsensuale me qeverinë greke për çështjen e kufirit detar. Në një intervistë për Euronews në gjuhën greke, kreu i qeverisë shqiptare tha se me qeverinë e mëparshme janë bërë përparime të rëndësishme.

"Ne kemi punuar me qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparime të konsiderueshme dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale", deklaroi kryeministri Edi Rama.

Në lidhje me ligjin e shpronësimit, i cili ka provokuar një reagim nga pakica greke nga frika e shpërdorimit të pasurisë së tyre, Edi Rama i quajti "marrëzi".

"Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për Grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi", tha Rama.

Sipas kryeministrit Edi Rama, zhurma për këtë çështje është politike.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-shqiperia-shembull-respekti-i-pakicave-kombetare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended