Ora News - Rama ofron zgjidhje me platformën dhe merr në këmbim një përqafim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama tha se me platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët jo vetëm janë zgjidhur problemet konkrete të tyre por janë evidentuar dhe shkelësit në administratë.

Në takimin e rradhës me kordinatorët, kreu i qeverisë u shpreh se kjo mënyrë e re e të komunikuarit shmang zyrat dhe pritjet e gjata.

Rama: Ti drejtohen platformës sepse kështu me një gur vrasim dy zogj, zgjidhim një hall, adresojmë një problem por nga ana tjetër identifikojmë punonjësit në zyrat e shtetit që meritojnë t'ju tërhiqet veshi kur kanë gabuar pak apo të ndëshkohen administrativisht dhe të largohen nga puna kur kanë gabuar shumë apo të shkojnë për ndjekje penale kur nuk bëhet fjalë për një gabim por për një faj.

Kryeministri ftoi sërish qytetarët ti drejtohen platformës për të shmangur korrupsionin në administratë.

Rama: Të drejtohen tek platforma në mënyrë që ecejaku i tyre të marrë fund, problemi i tyre të zgjidhet por me këtë rast të identifikohen dhe personat që i prodhojnë këto tortura krejtësisht të paligjshme dhe ti ndëshkojmë.

Më pas kordinatorët bënë publike rastet që kanë marrë zgjidhje teksa një zonjë përqafoi e emocionuar kryeministrin Rama.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-ofron-zgjidhje-me-platformen-dhe-merr-ne-kembim-nje-perqafim

Recommended