Ora News - Takimi Rama-Mitsotakis, nuk përmendet çështja e detit
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Pala shqiptare dhe ajo greke e kanë raportuar shkurtimisht takimin e zhvilluar mbrëmjen e së martës në Athinë midis Edi Ramës dhe Kirjako Mitsotaqis.

Në darkën e shtuar nga kreu i qeverisë greke, temat e diskutimit kanë qenë të shumta, përfshirë marrëdhëniet tregtare dhe çështjet e emigrantëve dhe minoritetit.

Nëse do të ketë rinisje të negociatave për marrëveshjen e detit midis dy vendeve kjo nuk bëhet zyrtarisht e ditur, por Mitsotaqis ka qenë i qartë në kërkesën e tij drejtuar Ramës se çështjet e mbetura pezull nga e kaluara duhet të zgjidhen në kontekstin dypalësh.

Sipas Mitostaqis, kjo do të sillte edhe çlirim të potencialit të madh që mund të krijohet nga marrëdhënia strategjike midis Athinës dhe Tiranës.

Kryeministri Rama është treguar edhe më i rezervuar mbi këtë takim duke u mjaftuar me një koment të shkurtër në facebook ku shkruan se ?Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve?.

Gjatë takimit, Mitsotaqis ka deklaruar se Greqia mbetet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por gjithnjë duke respektuar kushtet e Këshillit Evropian për vendin tonë.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kryeministria-greke-jep-detaje-nga-takimi-rama-mitsotakis-nuk-permendet-ceshtja-e-detit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended