Zaev-Mickoski, në kërkim të zgjidhjes për Prokurorinë

  • 5 years ago
Nesër mbrëma, në Kuvend, liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për Ligjin e Prokurorisë Publike. Opozita këmbëngul në qëndrimin se PSP-ja, me këtë edhe Prokuroria Publike, e cila duhet t'i marrë përsipër rastet, nuk mund të ngrenë akuza pas 30 qershorit të vitit 2017. Dallimet, grupet e punës do t'i shoshitin sot dhe nesër.