Marrëveshja e detit,me Greqinë, Berisha: Mes negociatorëve një agjent, Deti të ndahet në Hagë

  • 6 years ago
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar zyrtarët, që janë caktuar të negociojnë marrëveshjet me Greqinë. Në një dalje për media vetëm pak minuta pasi Report Tv zbuloi emrat e 12 negociatorëve, Berisha tha se mes këtyre ka dhe ish-sigurimsa.

Sipas ish-kryeministrit, Rama dhe Bushati kanë vënë në krye të grupit negociator ish-spiunin nga Forcat e Armatosura, Artur Meçollarin, duke shtuar se e gjithë marrëveshja është bazuar në hartat dhe vizatimet e këtij spiuni. Gjithashtu, Berisha përmendi dhe negociatorin Ylber Dogjani, që është në krye të Flotës Detare, por që sipas ish-kryeministrit nuk ka asnjë lidhje me detin.

Recommended