Ora News - Editorial nga Arena: Dosja greke, nga Kaçifa tek marrëveshja e detit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vrasja e Kostandin Koçifas eshte vetëm një fletë në dosjen e madhe shqiptaro-greke.

Inkursioni i tij kundër forcave të rendit ishte i fundmi i një historie që njeh shumë gjak.

E veçanta është se këtë rradhë viktima ishte grek.

28 vitet që pasuan rënien e komunizmit fqinjët tanë jugorë u njohën me popullsinë që banonte në kufijtë e tyre. Bashkë me fukarallëkun, qindra mijëra shqiptarë çuan edhe problemet e tyre.

Përgjigja e fqinjëve tanë ishte sa dashamirëse aq përbuzëse në raste të spikatura. Shqiptarë të vrarë nga forcat greke te rendit, në kushte të dyshimta; shqiptarë të thjeshtë të vrarë në rrugë apo të vdekur në burgje, mbushin kronikën e zezë me një ritëm prej 2-3 në vit.

Jo të gjithë kanë qenë kontigjent kriminal dhe kanë merituar atë fund.

Nuk ka munguar as vrasja e shqiptarëve brenda kufijve. Në vitin 1994 një komando greke ekzekutin dy ushtarakë shqiptarë në një postë në fshatin Peshkëpi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/editorial-nga-arena-dosja-greke-nga-kocifa-tek-marreveshja-e-detit

Recommended