Firmoset marreveshja, Turqia do te ndertoje 500 banesa ne Lac
  • 4 years ago
500 banesa në zonën e Laçit për të pastrehët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit do të nisin të ndërtohen në fund të Janarit përmes donacioneve të dhëna nga qeveria turke. Marrëveshja u firmos në Tiranë nga ministri turk i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Në emër të Presidentit Erdogan, ministri turk Kurum kërkoi nga qeveria që brenda këtij muaji t?i dorëzohet trualli për të nisur me ndërtimet e reja, të cilat do të jenë sipas arkitekturës dhe traditës shqiptare.

?Presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500 banesa të reja. Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe deri në fund të Janarit autoritetet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi. Do të jetë një lagje shembullore dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitekturën dhe traditën shqiptare?, tha ai.

Për Kryeministrin Rama me ndërtimin e banesave të reja në Laç pritet t?i jepet fund edhe përmbytjeve në këtë zonë.

?Ky është zëvendësimi i godinave të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane. Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturën. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull?, tha ai.

Ndërtimi i 500 shtëpive në zonën e Laçit pritet të përfundojë brenda muajit Korrik të këtij viti. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama e ministri turk Kurum panë nga afër banesat e dëmtuara në zonën e Laçit.

Tv Klan
Recommended