Top News - Kryebashkiaku Veliaj/ ‘Investimi në arsim, sfida jonë’
  • 3 years ago
Në nisje të vitit të ri shkollor, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi marrjen e masave në shkollën 9-vjeçare ?Bashkim Berisha? në Ndroq, e cila është rikonstruktuar me kushte më të mira për 270 nxënësit.
Veliaj tha se bashkia ka mbajtur fjalën duke investuar njësoj, me të njëjtën cilësi, si në qendër, edhe në periferi. Kryebashkiaku ka theksuar se diferenca mes administratës së mëparshme dhe të sotmes, është e qartë.
?E kemi balancuar qendrën me periferinë. Ishte mision i bashkisë për të mbajtur fjalën, për të thënë se siç investojmë në ish Bllok, investojmë edhe këtu në Ndroq, edhe në Vaqarr, edhe në Pezë, edhe në Farkë, në të gjitha periferitë e Tiranës. Më vjen mirë që shkolla e Ndroqit, ?Bashkim Berisha?, ka një mjedis të rinovuar, me ambiente të dyfishuara dhe një staf pedagogjik fantastik
Pavarësisht se si do shkruhet historia e qytetit, diferenca mes nesh dhe atyre që ishin përpara është e qartë: Ne kemi ndërtuar shkolla, shkolla, shkolla, sepse investimi tek e ardhmja është investimi më i sigurt. Më shumë se sa të investohemi në asfalt, për të cilin do ketë gjithmonë nevojë, parapëlqejmë të themi se çerdhet, kopshtet, shkollat duhet të jenë model. Po u rrit gjenerata e çunave dhe gocave të Tiranës me këtë cilësi, me edukatë, mirësjellje, me solidaritet, me aftësi, qoftë për gjuhë të huaja, qoftë për matematikë, fizikë apo shkenca, atëherë sigurisht që ky qytet ka të ardhme?, tha ai.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Arsim#TopChannel
Recommended