Cifti kurorezon dashurine live ne studion e Rudina, i marton kryebashkiaku Veliaj

  • 3 years ago
Programi ?Rudina? në Tv Klan nisi pasditen e sotme sezonin e ri. Puntata e parë ka nisur mjaft ndryshe, me një surprizë për ndjekësit, por edhe për dy të ftuar të veçantë. Studio ishte zbukuruar dhe arreduar me lule e qirinj për zhvllimin e një ceremonie të veçantë.
Live në studio, dy të rinjtë Eglantina Tuka dhe Armando Rustemi celebruan në martesë dashurinë e tyre. Eglantina në profesion është regjisore, ndërsa Armando në profesion koreograf/balerin.
Eglantina dhe Armando janë njohur në 14 Mars të vitit 2014, Ditën e Verës në një koncert në Elbasan. Eglantina ishte në rolin e moderatores, ndërsa Armando si balerin.
Propozimi për martesë ka ndodhur dy vite më parë, pikërisht në 25- vjetorin e lindjes së Eglantinës, por vetëm ditën e sotme çifti celebroi në martesë historinë e tyre të veçantë të dashurisë.
Celebrimi u bë në studio nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një atmosferë magjike dhe në praninë e dy dëshmitarëve, çifti i tha ?Po? njëri-tjetrit dhe nisën në këtë mënyrë një tjetër rrugëtim në jetën e tyre së bashku.
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended