Top News - Veliaj pret Çun Lajçin/ Kryebashkiaku vlerëson artistin

  • 3 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij aktorin dhe shkrimtarin e njohur kosovar, Çun Lajçi. Artistit, i cili ndodhet prej disa ditësh në kryeqytet për të promovuar librin e tij të fundit, iu rezervua një takim i ngrohtë nga kryebashkiaku Veliaj, përgjatë të cilit u diskutuan një sërë temash dhe çështjesh të lidhura me artin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturës shqiptare.

?Jam shumë i lumtur që kemi pas bujtës në Tiranë, Çun Lajçin e madh, jo vetëm të dyqind roleve, por edhe të dyqind frymëzimeve e dyqind energjive. Sikur të gjithë ne të kishim një minimum të kësaj energjie, të këtyre roleve në shoqëri,do ishte një bekim i madh?, u shpreh Veliaj.
Duke e përgëzuar për veprën, por dhe për kontributin e dhënë si artist dhe shkrimtar, kryebashkiaku e vlerësoi Lajçin si një vlerë të paçmuar për shoqërinë shqiptare.

Nga ana e tij, artisti Çun Lajçi u shpreh i nderuar për mikpritjen e kryebashkiakut.

?Të falenderoj shumë për burrërinë, për ftesën, që more një shitës librash dhe e solle në zyrë, pavarësisht roleve, pavarësisht viteve. Gjithçka ndërtohet në paqe mbi librin dhe mbi dijen, - kësaj s?guxojmë t'i ikim, se po ikëm nga dija, nga libri, nga mendimet e të kaluarve tanë, me vetëdije i kemi prerë rrënjët tona. Prandaj, të falenderoj që më more prej librave dhe më prure këtu, duke më dhuruar Sahatin e Tiranës, që do ta mbaj kujtim gjithë jetën?, u shpreh Lajçi.

Kryetari Veliaj i dhuroi simbolikisht, në shenjë mirënjohjeje artistit të nderuar, Kullën e Sahatit të Tiranës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#ÇunLajçi#TopChannel

Recommended