Report Tv-Investimi në shkollën “Isa Boletini” i pranishem Erion Veliaj

  • 6 years ago
Nga nesër, nxënësit e shkollës 9-vjeçare ?Isa Boletini? do ta zhvillojnë mësimin vetëm me një turn dhe jo me dy, siç ka ndodhur deri vitin e kaluar. Investimi i Bashkisë së Tiranës ka bërë që shkolla në Kodër-Kamëz të ketë 17 klasa të reja, çka shmang përfundimisht mësimin me dy turne, një problem i hershëm për nxënësit, por edhe prindërit e kësaj zone.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe shtoi se investimet e bashkisë në institucionet arsimore rrisin cilësinë e mësimdhënies për të gjithë nxënësit.

Recommended