Top News - Në kërkim nga Interpoli/ Ekstradohen nga Italia 2 shqiptarë

  • 3 years ago
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali dhe pas marrëveshjeve me autoritetet policore në Romë janë ekstraduar për në vendin tonë. I pari i ekstraduar është Juljan Dama, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal të vitit 2018 është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Apelit Durrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Juljan Dama, në vitin 2016, në bashkëpunim me persona të tjerë, në shtëpi të braktisura në zonën e Manzës, Durrës, ka përgatitur për shitje lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Pas kontrolleve në këto ambiente janë sekuestruar 302 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, si i dyshuar per kryerjen e veprave penale ?Vrasja në rrethana cilësuese? kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në muajin maj të vitit 2019, kur shtetasi me inicialet G. D., në bashkëpunim më 4 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali në vendin e quajtur ?Uji i Ftohtë?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Interpol#GjykataeApelit#TopChannel

Recommended