Top News - Ekstradohen dy të dënuar/ Ishin në kërkim ndërkombëtar
  • 3 years ago
Interpol Tirana pas bashkëpunimit me partnerët homologe kanë realizuar ekstradimin e dy shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale. Nga Greqia u ekstradua 43 vjecarja Aurela Doksani nga Fieri. Ajo ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale ?Trafikimi i narkotikëve?. Kjo shtetase, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë, në rrugë tokësore, lëndë narkotike të llojit heroinë. Gjykata fillimisht ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë ?Arrest në shtëpi?, vendin të cilin ajo e kishste thyer pasi kur është nxjerrrë vendimin qe denimin e mbetur ta kryente ne burg, 43 vjecarja Aurela Doksani nuk eshte gjetur ne banese dhe eshte shpallur në kërkim. Nga shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, ajo është arrestuar në prill të këtij viti nga autoritetet policore në Greqi, me qellim ekstradimin drejt vendin tone. Po nga Interpol Tirana u krye transferimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Paulin Nikaj, 40 vjeç, lindur në Gurëz, Krujë. Shtetasi Paulin Nikaj, me vendimin penal të formës së prerë të vitit 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit në BolonjaItali, është dënuar me 30 vjet burgim, për veprat penale ?Vrasje?, ?Mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit?, ?Dëmtime personale? dhe ?Falsifikimi i dokumenteve?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#InterpolTirana#Arrested#TopChannel
Recommended