Top News - Në kërkim nga Italia/ Kapet në Patos trafikanti shqiptar

  • 4 years ago
Një trafikant nga Patosi që kishte menduar t?i shpëtonte Drejtësisë Italiane me çdo mënyrë është arrestuar nga Policia gjatë operacionit policor të koduar "PRIMO", operacion që është ndërmarrë për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky aksion policie është kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Interpol Tirana dhe zyra ndërlidhëse Interforza. Kësisoj, është vënë në prangat e Policisë 31-vjeçari nga Patosi, për veprën penale "Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar "PRIMO".
Si rezultat i operacionit, në qytetin e Patosit, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Patos.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e L`Aquila, Itali, më datë 20.04.2020 i ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?, për kryerjen e veprës penale ?Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në ?Konventën Evropiane të Ekstradimit? të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#InterpolTirana#Interforza#TopChannel

Recommended