Trafikanti shqiptar kapet me 21 kg kokainë, arrestohet edhe e dashura ekuadoriane- Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane e qytetit të Milanos ka arrestuar në komunën Bereguardo në provincën e Pavias, shqiptarin Irakli Kito 37 vjec, me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike. Në dy apartamente në përdorim të tij u gjetën 21 kg kokainë, 30 kg lëndë përzierëse në përgatitjen e drogës e 132 mijë euro para të thata. Vlera e drogës në tregun e trafikimit me shumicë kapërcente 800 mijë euro.
Shqiptari Irakli Kito trafikonte lëndën narkotike pasi e ambalazhonte në pako me logot e markave të njohura si Nike e Louis Vuitton. Arrestimi i tij u bë falë dyshimeve të disa agjentëve të rrugës ndaj një trafikanti të dyshimtë që lëvizte nëpër provincën e Pavias në bordin e një automjeti të tipit Lancia.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kapet-37-vjecari-me-21-kilograme-kokaine-dhe-132-mije-euro/

Recommended