Ora News - Përfshihet nga flakët banesa në Patos, shpëtojnë fatmirësisht burrë dhe grua
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një banesë është përfshirë nga flakët në orën 4:30 të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Kuqar të bashkisë Patos.

Për pasojë është djegur depoja ku mbahesin sende pune shtëpiake dhe një makinë.

''Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjarr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij'', thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se banesa ishte e shtetasit Irfan Rrapaj dhe jetonte me bashkëshorten e tij. Kunata e tij Mjaftime Rrapaj ka thënë se ishin në gjumë në momentin që ra zjarri dhe se kanë dalë nga banesa në momentin kur shpërtheu makina. Dëmet janë të konsiderueshme.

''Bëri zhurmë makina që plasi. Fëmijët Irfani i ka në kurbet. Ishim në banesë në gjumë. Kur pamë flakët dolë. Nuk jap dot shpjegim si ka ndodhur zjarri'', tha ajo.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/perfshihet-nga-flaket-banesa-ne-patos-digjet-depoja-me-sendet-e-punes-dhe-makina

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended