Top News - Tatimet dhe SHISH/ Ligj i ri për pastrimin e parave

  • 3 years ago
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke përgatitur një projektligj të ri për të luftuar pastrimin e parave, duke futur në lojë përvec organeve tatimore edhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Sipas draftit, tatimet dhe SHISH do kenë akses te llogaritë bankare të 5 viteve të fundit të bizneseve dhe individëve, për identifikimin e pasurive, që dyshohet se nuk janë të ligjshme, por të siguruara nga aktivitete të paligjshme.

Ideja për të ndërmarrë një hap të tillë ligjor ka ardhur pas rekomandimeve të task forcës europiane financiare në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave.
?Qëllimi i përgatitjes së këtij projektligji synon përcaktimin e funksioneve të regjistrit të llogarive bankare, mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe aksesin dhe shfrytëzimin e këtij regjistri me qëllim identifikimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtari veprimtarive kriminale, nëpërmjet transaksioneve bankare.

Regjistri do të përdoret pikërisht si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale, zbulimin, gjurmimin ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë nga veprimtari kriminale si edhe detyrimeve tatimore? thuhet në përfundimet e nxjerra nga autoritetet e dikasterit.

Eshtë menduar që institucionet financiare duhet të krijojnë dhe mirëmbajnë sisteme që i mundësojnë raportimin e të dhënave siç përcaktohet në nenin 8 të këtij ligji, çdo ditë, brenda ditës së punës, pas përfundimit të operacioneve me mbajtësit e llogarisë bankare ose kasetave të sigurisë? thuhet në pikën 1 të nenit 9 . Po kështu institucionet financiare i raportojnë të dhënat në mënyrë elektronike, duke përdorur mekanizmin qendror të automatizuar, sipas formatit të skedarit të kërkuar për tu përfshirë në regjistër, pa bërë asnjë ndryshim në të dhëna.

Raportimi i parë i institucioneve financiare duhet të përfshijë edhe të dhënat për llogaritë bankare apo kasetat e sigurisë të mbyllura 5 vitet e fundit. Informacioni i administruar nga Regjistri ruhet i plotë për 10 vjet nga mbyllja e llogarisë bankare apo kasetës së sigurisë.
Sipas idesë që ende nuk është bërë pjesë e diskutimeve gjithcka që do të përfshihet në regjistrin për këtë cështje do të jetë e aksesueshme edhe nga SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit apo Policia e Shtetit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from cli...

Recommended