Ora News - Ekspertët: Në raport nënkuptohet se pushteti bashkëpunon për pastrimin e parave

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Rikthimi i Shqipërisë në listën gri të Moneyval, do të ndikojë drejtpërdrejtë në imazhin e vendit e për pasojë dhe te investimet. Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se problematikë mbetet fakti se pastrimi i parave bëhet me lejen e qeverisë.

Shqipëria është rikthyer sërish në listën gri të Moneyval, pas daljes së saj në vitin 2015, për rrezikshmërinë që paraqet për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, e cilëson raportin shqetësues për faktin se sipas tij, Moneyval evidenton se pastrimi i parave bëhet me konsensusin e autoriteteve shtetërore.

Pano Soko: Është kambanë alarmi sepse renditja në zonën gri janë të gjitha ato vendi ku pastrimi i parave ndodh me lejen e qeverivë

Edhe rankimi i Shqipërisë në këtë raport, sipas Sakos është shqetësues.

Pano Soko: Nuk është vetëm drejtoria për pastrimin e parave, por një sërë komponentësh duke përfshirë drejtorinë e policisë, drejtoria e tatimeve, drejtoria e doganave. të gjitha këto kanë treguar mefshtësi në menaxhimin e situatës së pastrimit të parave.

Ndikimi negative i raportit, do të shfaqet menjëherë te investimet e huaja.

Pano Soko: Ul besueshmërinë e shtetit shqiptar në sytë e investitorëve, ul kredibilitetin e bankave shqiptare që edhe ky është një problem i madh, i cili ndikon në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investues.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shqiperia-pastron-para-ekspertet-ne-raport-nenkuptohet-se-pushteti-bashkepunon-pastrimin-e-parave

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended