Ora News - Basha: PPP-të hajdutëri totale, mekanizëm për sekuestrimin e parave

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News tha se nuk do të ketë kompromis me atë që ai e quan organizata kriminale e Rilindjes por zgjidhje politike.

Pjesë nga debati:

Basha: PD bën shqyrtimin e politikave oligarkike dhe pastaj të çon tek emrat. Siç i kemi listuar, do të listojmë këdo që merr lekët e qytetarëve shqiptarë dhe i ndan me Edi Ramën. Hajdutëri totale.

Pa dyshim që kemi bërë një listë të këtyre personave lidhur me kompanitë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Ne kërkojmë hetimin e të gjithë atyre sipas një platforme antioligarki, e cila bazohet në ligjin antimafia. Ky akt është kaq i rëndë, saqë ne propozojmë të përdorim mekanizmin antimafia.

Në drejtësinë penale, fajin duhet ta provojë prokurori. Në mekanizmin antimafia, barra e provës është vendosur tek i akuzuari për çështjen e sekuestrimit të pasurisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-ppp-te-hajduteri-totale-mekanizem-sekuestrimin-e-parave

Recommended