Ora News - FMN për koncesionet: Mos pranoni më propozime të pa kërkuara për PPP-të
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi Monetar Ndërkombëtar mirëpret rolin në rritje të Ministrisë së Financave për të mbajtur në monitorim risqet që mbartin PPP.

Gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur në Ministrinë e Financave, shefi i misionit të FMN-së për Shqiperinë Jan Kees Martijn këshilloi qeverinë për nxitjen e një procesi me oferta konkuruese, duke mos pranuar më propozime të pa kërkuara për PPP-të.

Jan Kees Martijn: "Përdorimi i PPP-ve ofrojnë mundësi si përsa i takon përmirësimit të menaxhimit të projekteve, ashtu dhe sa i takon ndarjes së risqeve mes sektorit publik dhe atij privat. Ndaj dhe mund të quhet si një instrument legjitim që mund të ndjekë një qeveri për të bërë një menaxhim më të mirë të investimeve të veta publike.

Ka një numër të madh vendesh ku PPP janë përdorur dhe disa syresh kanë çuar dhe në probleme financiare për qeveritë për arsye se dorëzanitë apo garancitë e parashikuara në to janë dhënë në përdorim, çka ka çuar në rritje të shpenzimeve publike, por edhe ka pasur raste kur është bërë rinegociim i kontratave me një risk më të lartë për financat publike.

Për këtë arsye ne e kemi këshilluar qeverinë që të bëjë një vlerësim të kujdesshëm të tyre, të bëjë një vlerësim të risqeve që ato përfshijnë, ti monitorojnë këto risqe si dhe të publikojnë një deklaratë të risqeve në mënyrë që edhe publiku të njihet me risqet ndaj të cilave ekspozohet buxheti për shkak të tyre.

Ne e mirëpresim rolin në rritje që i është dhënë Ministrisë së Financave si një monitorues, si një kujdestar, për të mbajtur gjithnjë në monitorim risqet që mund të mbajnë në vetëvete PPP. Gjithashtu ne këshillojmë nxitjen e një procesi me oferta konkuruese, duke mos pranuar më propozime të pa kërkuara për PPP-të".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fmn-koncesionet-mos-pranoni-me-propozime-te-pa-kerkuara-ppp-te
Recommended