Ora News - Vilë të dhuruar? Basha: Përpjekje cinike e Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me të rinjtë e Korçës, në bisedën me të cilët nuk ka lënë pa komentuar as atentatin ndaj prokurorit Ndoj. Duke e konsideruar një sulm terrorist, Basha theksoi se kjo është një luftë bandash.

Basha: Unë po vij nga Tirana ku siç e keni ndjekur sot ka pasur një tjetër skandal, disa skandale por njëri që vazhdon e vazhdon. Është zbuluar siç thamë edhe para 4 ditësh është zbuluar një nga autorët që besohet se ka qenë pjesë e atentatit mafioz dhe nuk është askush i panjohur, është pjesë e pushtetit, pjesë e bandave të pushtetit. E gjitha është luftë bandash, bandat në pushtet që luftojnë me njëra-tjetrën për të grabitur më shumë dhe për të vjedhur më shumë. Natyrisht ky është një lajm i rëndë, i cili nuk i bën aspak mirë gjendjes së vendit që është një gjendje e depresuar, depresioni psikologjik, social, mbi të gjitha ekonomik.

Madje ai ka theksuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. Ndërsa akuzat në drejtim të tij për një vilë të dhuruar, Basha i cilësoi si një përpjekje cinike të kryeministrit Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Basha: Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e skandaleve të tij. Nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Jam në një tur takimesh nëpër Shqipëri për të diskutuar të vërtetën e hidhur dhe jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vile-te-dhuruar-basha-perpjekje-cinike-rames-te-hequr-vemendjen-nga-skandalet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended