Report TV - PD: Shqipëria parajsë për pastrimin e parave të pista, qeveria donte t'i ligjëronte

  • 3 years ago
Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat hodhi akuza mbi qeverinë se e ka kthyer Shqipërinë në një makineri të pastrimit të parave të pista.

Duke iu referuar disa raporteve nga Uashingtoni ku e kanë cilësuar Shqipëinë si vend kryesor të pastrimit të parave, ai thotë se kryeministri nuk ka plan për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sipas tij, Rama ka shumëfishuar aktivitetin e pastrimit të parave të pista madje tentoi dhe aministinë fiskale për të ligjërimin e tyre.

"Projekti politik i Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin e organizuar e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe nga korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes.

Imazhi i Shqipërisë është ai i një vendi ku lehtësisht mund të investohen dhe të pastrohen paratë e aktivitetit kriminal. Ky nuk është një konkluzion i Partisë Demokratike, por është gjetje konstante e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për 4 vite rresht raportet zyrtare të Uashingtonit e cilësojnë Shqipërinë si ?vend kryesor për pastrimin e parave?, për shkak të korrupsionit, shtimit të rrjeteve të krimit të organizuar dhe zbatimit të dobët të ligjit nga qeveria.

I njëjti shqetësim është ngritur nga strukturat e specializuara të Këshillit të Europës dhe, së fundmi, edhe nga organizata të huaja që llogarisin se në Tiranë, vetëm në 3 vitet e fundit, janë pastruar rreth 1.6 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Recommended