Raporti i DASH, PD: Qeveria largoi investitorët amerikanë,Shqipëria vendi më i korruptuar në Evropë

  • 3 years ago
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e DASH për investimet në Shqipëri duke thënë se nën qeverisjen e Edi Ramës, vendi ka kapur fundin. Tabaku akuzon se Rama e ka kthyen Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë dhe se po largon investimet amerikane nga vendi.

Sipas saj, Rama do të gjykohet për shkatërrimin e ekonomisë nga shqiptarët më 25 prill.

Nën qeverisjen e kryeministrit në ikje, Edi Rama, Shqipëria ka kapur fundin. Vendi ynë renditet si më i korruptuari në Europë dhe klima për të bërë biznes është armiqësore. Përfundimet janë të Departamenti Amerikan të Shtetit, i cili tregon se kjo qeveri është e kalbur nga korrupsioni, duke varfëruar shqiptarët akoma më shumë.

Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se korrupsioni endemik ka përfshirë çdo strukturë të qeverisë dhe e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë dhe rajon.

Shqipëria konsiderohet nga bizneset amerikane si vendi më pak i përshtatshëm si pasojë e korrupsionit. Tenderat dhe koncesionet dhe kontratat korruptive të PPP-ve janë kthyer në kryefjalën e shqetësimeve të çdo sipërmarrësi vendas apo të huaj. Këto kontrata prishin dhe shkatërrojnë tregun e lirë dhe konkurrencën e ndershme, pasi hartohen duke patur parasysh vetëm përfitimin personal të qeveritarëve.

Recommended