Top News - ‘Shëndetësia në kolaps’/ Basha-Rama largoi mjekët nga vendi

  • 3 years ago
Kyetari I Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se e ka çuar në kolaps sistemin shëndetësor. Duke iu referuar dy raporteve të institucioneve ndërkombëtare Basha shprehet se vendi ynë ka më pak mjekë në raport me popullsinë, 1.2 mjekë për 1000 banorë, dhe se ata janë më pak të paguar krahasuar me vendet e rajonit.

?Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Si rrjedhojë e largimeve masive të personelit shëndetësor gjatë viteve të fundit, zona të tëra në Shqipëri janë pa mjekë dhe pa shërbim për qytetarët.

Dështimi me shëndetësinë këto 7 vjet u pa qartë nga të gjithë edhe në menaxhimin e pandemisë. Ende sot, me rritjen e përditshme të numrit të të prekurve nga COVID-19, deklaratat për hapjen e 2 spitaleve të reja COVID mbeten pjesë e propagandës, ndërsa në disa raste personeli shëndetësor nuk ka marrë shpërblimet e premtuara?, thekson ndër të tjera Basha.

Në fund kreu I opozitës ka ripërsëritur premtimin e tij se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do t'u rrisë pagën bluzave të bardha, më konkretisht 1200 për mjekët dhe 700 për infermierët. Basha qeveria e tij e ardhshme do të mbështesi mjekët me specializime, pagë më të lartë, do të rrisë investimet në shëndetësi, si edhe do të anulojë ato që quan koncesione korruptive.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#EdiRama#TopChannel

Recommended