Ora News – Shehu: Rama të negociojë me mjekët e Urgjencës, shëndetësia në kolaps

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti, Tritan Shehu, thotë se qeveria duhet të negociojë urgjentisht me mjekët e Urgjencës për tu dhënë zgjidhje problemeve të ngritura prej tyre.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Shehu tha se rrugët e zgjidhjes duhet të gjenden bashkarisht mes mjekëve dhe qeverisë.

Shehu: I kërkoj qeverisë që Kryeministri, Ministrja përkatëse, Drejtorët të negociojnë me mjekët, të ulen të shikojnë me qartësi problemet, të shikojnë me realizëm problemet, të pranojnë gabimet e mëdha që bënë në këto katër vite ne sistemin shëndetësor dhe të kërkojnë të gjejnë edhe së bashku rrugët e daljes nga kjo situatë kaq e vështirë e sistemit shëndetësor shqiptar.

Për deputetin demokrat, shëndetësia shqiptare ështyë në kolaps.

Shehu: Është një situatë mjaft e veshtirë, e paprecedentë që kolegë mjekë duke u bazuar tek kushtet e punës, presioni fizik dhe psikologjik që kanë në punë, pagat e ulëta, bënë një formë proteste që tërhoqën vënmendjen e gjithë opinionit. Nxori atë që është e vërteta dhe realitet, problemet madhore të një sistemi shëndetësor, në kolaps e sipër nëqoftëse nuk do të merren masa dhe politika të qarta afatmesme, afatgjata të emergjencës për të dalë nga kjo situatë gjë që nuk vihet re aspak.Edhe në buxhetin e fundit të mazhorancës që është buxheti jo vetëm i varfërisë së thellë të sistemit shëndetësor shqiptar, e cila ka financime nga buxheti 22 herë më të ulëta se mesatarja europiane por edhe i paprespektivës. Buxheti nuk jep asgjë se kush do të jenë kolonat e ardhshme të financimit të sistemit shëndetësor shqiptar pas dështoi dhe u varros gënjeshtra shëndetësi falas. Ata kolegë të Urgjencës së QSUT dhe mjekët e tjerë të QSUT po mbajnë mbi kurriz të gjithë sistemin shëndetësor shqiptar me një mbingarkesë të madhe duke e çuar në kolaps QSUT dhe duke u bërë një nga shkaqet e problemit që janë. Mjekët po vihen dhe janë në shënjestër sikur të jenë ata shkaktarët e kësaj kastrofe.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/shehu-rama-te-negocioje-me-mjeket-e-urgjences-shendetesia-ne-kolaps

Recommended