Ilaçet, PD: Qeveria largoi nga vendi kompani prestigjioze, favorizoi miqtë

  • 9 years ago
TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë, atë që e quan skandalin e ilaçeve për të cilën sipas partisë opozitare, përgjegjësit e vetëm janë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë nga selia blu deputetja Albina Deda tha se dy kompani prestigjioze të ilaceve janë larguar nga vendi ynë për shkak se sipas PD, janë favorizuar kompani të tjera drejtuesit e të cilëve janë miq të ministrit dhe shefit të qeverisë.

Recommended