Report TV - Investitorët amerikanë: Klima e brendshme politike na shqetëson

  • 5 years ago
ndeksi i besimit të biznesit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për vitin 2018 u rrit me 0.71 pikë, në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur në 43.16 pikë. Që prej vitit 2012, kur ka filluar matja e këtij indeksi, ai nuk ka kaluar asnjëherë pikën kritike prej 50, ndërsa niveli më i mirë i tij ishte në 2016-n, me 43.78 pikë.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur taksat ishin shqetësimi kryesor i biznesit, ky tregues ka shënuar përmirësim me 6.4 pikë, duke kaluar në problemin e katërt. Për 2018-n, shqetësimi kryesor i anëtarëve të Dhomës Amerikane ishte monopoli dhe konkurrenca e pandershme, me një përkeqësim prej gati 4 pikësh. Shqetësimi i dytë është gjetja e stafit lokal të kualifikuar dhe ky me një përkeqësim të lehtë.

Për herë të parë, klima e brendshme politike është ngjitur si shqetësimi i tretë më i madh i bizneseve, me një përkeqësim prej 4 pikësh.

Bizneset mendojnë se burokracia e qeverisë ka ardhur në ulje, teksa treguesi është përmirësuar me 6.2 pikë, duke kaluar në shqetësimin e pestë, nga i dyti që ishte një vit më parë.

Treguesi më negativ është perceptimi i bizneseve se ecuria e ekonomisë nuk ka qenë pozitive. Pjesa më e madhe e bizneseve mendojnë se performanca e ekonomisë shqiptare është përkeqësuar, duke qenë treguesi që ka shënuar rënien më të madhe me gati 6 pikë, ndonëse mbetet i teti në radhën e problemeve, për shkak të perceptimit pozitiv vitet e mëparshme.

Më pak problematike për bizneset është furnizimi me energji dhe marrëdhëniet me autoritetet tatimore, lokale dhe doganore.

Recommended