Report TV - BB:Ekonomia rrezik nga kreditë e këqija, klima politike e Turqia

  • 8 years ago
Përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahseen Sayed në një konferencë deklaron se dhunimi i biznesmenit libanez në Tiranë ishte një ngjarje fatkeqe dhe se Shqipëria duhet të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror.

"Incidenti me biznesmenin libanez, një ngjarje fatkeqe. Shqipëria duhet të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror' deklaroi ajo për dhunën që iu ushtrua investitorit libanez me pasaportë amerikane, Mitri, që u largua para pak ditësh.

Më pas përfaqësuesja e Bankës Botërore është ndalur te rritja ekonomike e Shqipërisë, kriza e vendeve fqinje dhe rritja e pagave dhe pensioneve.

"Përsa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve vitin e ardhshëm, qeveria të gjejë mundësinë përmes administrimit fiskal e rritjes së të ardhurave.

Ekonomia shqiptare ka një performancë pozitive, por rrezikohet nga klima politike. Paqëndrueshmëria politike mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë.

Duhet të adresohet edhe problemi i 35 kompanive të mëdha që kanë më shumë se 50% të kredive të këqija në Shqipëri.

Ekonomia shqiptare mund të ndikohet nga situata në vendet fqinje. Shqetësimet mund të vijnë edhe nga trazirat në Turqi për shkak të lidhjeve tregtare që keni"deklaroi ajo.

Tahseen Sayed ka komentuar edhe debatin e fortë për koncesionin e Rrugës së Kombit duke deklaruar se nuk mund të ndërhyjë mes institucioneve shqiptare.

"Nuk mund të ndërhyjmë mes institucioneve shqiptare për përplasjen mbi koncesionin e Rrugës së Kombit.

Recommended