Report TV - Grupet e studentëve të ngujuar, Spiropali: Mbështeten nga forca politike

  • 5 years ago
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me ngujimin e një grupi studentësh në fakultete të ndryshme në vend.

Në fjalën e saj, Spiropali ka shfaqur shqetësimin e saj lidhur me atë që ajo e ka quajtur zaptimin e fakultetit të Drejtësisë nga studentë të mbështetur nga partitë politike.

?Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e mbështetur nga PD, LSI dhe Sali Berisha. Kjo është një shfaqje ekstreme e një opozite pa vision,?-tha Spiropali.

Më tej, Spiropali i ka bërë thirrje grupeve të studentëve që të çlirojnë fakultetet të cilët kanë zbatuar.

?Për fat të mirë pjesa më e madhe e fakulteteve janë çliruar nga këto grupe. Por pengmarrja është kthyer në plagë tek Juridiku. I bëj thirrje rektorit që t?i përgjigjet studentëve,?- e mbylli ministrja.

Recommended