Report TV -Projektligji për biokarburantet, kritika nga grupet e interesit
  • 4 years ago
Projektligji për futjen në përdorim të biokarburantit ka çuar në përplasje dhe kritika mes grupeve të interesit dhe anëtarëve të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Shoqata e hidrokarbureve dhe anëtarët e komisionit të veprimtarisë prodhuese vijojnë të diskutojnë projektligjin për futjen në përdorim të biokarburantit, qe është më pak i dëmshëm për jetën e qytetarit. Nëpërmjet këtij projektligji për here të parë i hapet rruga prodhimit dhe përdorimit të biokarburanteve, që prodhohen nga toka dhe bimët. Grupet e interesit janë kundër implementimit që këtë vit. Kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj u shpreh që ligji të vazhdojë në vitin 2025.
Recommended