Situata politike, Elisa Spiropali për 'Report Tv'
  • 6 years ago
Nënkryetarja e Grupit të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e ftuar në studion e Report Tv ka folur mbi temat më të nxehta të kohëve të fundit: bojkoti i Kuvendit nga opozita, emrat e rinj të kryebashkiakëve dhe Asamblenë Socialiste.

E pyetur mbi reformën zgjedhore e cila do të dakortësohet me opozitën, Spiropali është shprehur se nga ana e tyre ka pasur vetëm propozime por kurrë nuk kanë pranuar që të ulen dhe të diskutojnë në tryezë. Sipas Spiropalit, e gjitha kjo bëhet që të pengohet integrimi i vendit në BE dhe për t?ja arritur këtij qëllimi opozita është drejt bojkotimit të zgjedhjeve.

Në qershor duhet të çelim negociatat. Ata duan konsensus dhe reformën zgjedhore. Kuptoni ju ndonjë arsye përse opozita mos të ulet në këtë tryezë. Kanë hedhur çdo gurë për të penguar integrimin në BE. Ata kanë bërë propozimet por nuk ulen në tryezë. Mendojnë se do të përmbyset qeveria me protesta. Duan të bojkotojnë zgjedhjet lokale. Ai është qëllimi i tyre. Është një nga opsionet e tyre. Mendoj kështu sepse nuk po ulen për të diskutuar reformën zgjedhore.

Elisa Spiropali, nënkryetarja e grupit të PS-së
Në mbledhjen e Asamblesë nënkryetarja grupit parlamentar është emëruar në detyrën e re, atë të Sekretares për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat.

INTERVISTA E PLOTË:

Unë do të kem fatin të punoj me Petro Koçin dhe me një ekip njerëzish për të pastruar administratën publike në të gjitha nivelet. Administrata publike ka mbetje të një sistemi nepotik, partiak dhe të paafatësh. Sigurisht që jo të gjithë por ne kemi për qëllim që të reformojmë administratën. Deri më tani kemi 17 mijë ankesa në platformën bashkëqeverisëse dhe rreth 400 punonjës që s?kanë bërë punën e tyre.

Për cilën administratë ka më shumë ankesa, për cilat çështje ankohen më shumë shumë shqiptarët?

Janë çështje të ndryshme. Çështjet e pronave janë problem i madh, por edhe në zyrat e tjera. Di të them që administrata po funksionon më shpejt.

Si funksionon, si merren masat për pezullimin?

Ka edhe raste kur ankesa është e pavend. Por e rëndësishme është që qytetarët të marrin një përgjigje brenda 10 ditësh. Në rastet kur problemi është tek administrata ne marrim masa.
Recommended