Ora News - Me sy e veshë nga Tirana, studentët e rretheve mbështeten nga gjimnazistë e qytetarë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me sy e veshë nga Tirana, ku sot kulmoi protesta, studentët e rretheve vijuan rezistencën edhe në qytetet ku studiojnë. Ata vërshuan në rrugë e bulevarde, ku me thirrje e pankarta thanë se nuk ka tërheqje pa u plotësuar kushte.

Në ditën e 7 të protestës, studentëve të Universitetit ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan, u mbështetën edhe nga gjimnazistë e qytetarë.

Marshimi i nisur nga Godina e Universitetit, vijoi në rrugët e qytetet e më pas një pjesë e studentëve udhëtuan drejt Tiranës.

Ndërsa të tjerët, ndërsa denoncuan për presione nga Policia ndaj drejtuesve të autobusëve, bllokuan aksin nacional Elbasan-Tiranë.

Studentët e Durrësit ndërkohë iu bashkuan masivisisht tubimit në Tiranë.

Masive ishte protesta këtë të martë në Korçë.

Studentëve të Universitetit iu bashkuan edhe nxënës të gjimnazeve, por ata që ranë në sy ishin ky çift të moshuarish.

Me pankarta në duar dhe me brohoritje, studentët marshuan nëpër qytet duke theksuar se nuk do të ndalen.

Gjimnazistë e banorë kishin në krah edhe studentët e Universitetit të Shkodrës.

Protesta nisi nga shëshi simbol i 2 prillit, ndërsa më tëj ata vërshuan në rrugët e qytetit.

Studentët e Vlorës, pas protestës nëpër qytet u grumbulluan në sheshin e Flamurit, nga ku u zotuan se nuk ka më kthim pas.

Në Gjirokastër ishte dita e tretë e protestës, dhe studentët ishin më të shumtë. Ata mashuan në rrugët e qytetit, me kërkesa të njëjta si në të gjithë Shqipërinë.

Një protestë simbolike u mbajt edhe në filialin e Universitetit në Sarandë.

Ora News përcolli protestën

Ora 11:41 Studentëve të Vlorës u janë bashkuar dhe gjimnazistë te sheshi i Flamurit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studentet-proteste-ne-korce-e-elbasan-u-bashkohen-dhe-gjimnaziste?fbclid=IwAR13FdJzuGhSgHro9r_nWRzUewrlanTv-kMrWouFTaYIGjrBFvBSYCjiRkc
Recommended