Ora News - Studentët e Elbasanit dhe Durrësit priten me ovacione nga protestuesit, flamuj dhe dajre
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky është momenti kur studentë të ardhur nga Universiteti i Elbasanit dhe Durrësit i bashkohen protestës studentore para Ministrisë së Arsimit.

Me flamuj kuq e zi, ata u pritën me ovacione të shumta nga bashkëmoshatarët e tyre në kryeqytet.

Njëri nga studentët mbante në krah një fëmijë që i binte dajres.

Studenti për Ora News: Kemi ardhur nga Elbasani për të përshëndetur Tiranën. Nuk ndalemi pa plotësuar qeveria kërkesat që kemi parashtruar. Shqetësimi kryesor janë kushtet e konvikteve, korrupsioni, mungesa e kartës së studentëve dhe shumë shqetësime të tjera që studentët e Tiranës i kanë parashtruar.Në disa fakultete ka pasur presion nga disa pedagogë, por shumica e tyre na janë bashkuar. Ne i bashkohemi sot plotësisht protestës së Tiranës dhe do të udhëhiqemi nga ata.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studentet-e-elbasanit-dhe-durresit-priten-me-ovacione-nga-protestuesit-flamuj-dhe-dajre
Recommended