Ora News – Bojkotojnë mësimin edhe studentët e Universitetit të Durrësit e Elbasanit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Studentë të universitetit ?Aleksandër Moisiu? në Durrës por dhe ato të ?Alesandër Xhuvanit? në Elbasan kanë bojkotuar mësimin, duke iu bashkuar grupit të studentëve të Tiranës.

Në Durrës- Studentët e Universitetit Aleksandër Moisu në Durrës kanë bojkotuar mesimin duke u ngujuar brenda ambienteve të kampusit universitar.

Vendimi është marrë pas një takimi të Këshillit Studentor.

Student: "Kemi vendosur të gjithë unanimisht që të qëndrojmë këtu 24 orë derisa të zgjidhet ky problem."

Sipas tyre rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.

Student: "Jemi të vetëdijshëm se duhet të ngrejmë zërin se janë të drejtat tona. Sepse nuk anë të kundraligjshme, janë të gjitha legjitime."

Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve thonë studentët, informon gazetari i Ora News në Durrës Leonidha Musaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bojkotojne-mesimin-edhe-studentet-e-universitetit-te-durresit-e-elbasanit
Recommended