Ora News - Studentët e Shkodrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë shtyrjen e datave të riprovimeve
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Studentët e universitetit të Shkodrës kanë vijuar me bojkotin e mësimit.

Ata i kanë bërë një kërkesë zyrtare rektoratit që të shtyhen datat e riprovimeve.

Në kerkesë studentët shprehen se: "Datat e shpallura nga Rektorati për sezonin e provimeve të mbartura për të gjitha fakultetet nuk janë të përshtshme në këtë periudhë protestash."

Ata kërkojnë gjetjen e një periudhe më të përshtashme për zhvilimin e provimeve.

"Kërkojmë anullimin e sezonit të riprovimeve tashmë të shpallur, për një periudhë tjetër e cila të mos jetë më pak se 2 javë nga data e Përfundimit të protestës Studentore. Në të kundërt ne do rishikojmë listën e kërkesave tona duke i shtuar ato në raport me dinamikën e zhvillimit të protestës,"-shkruhet kërkesë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-e-shkodres-kerkese-rektoratit-te-shtyhen-datat-e-riprovimeve
Recommended