Ora News - Bojkotojnë mësimin edhe studentët e Universitetit të Durrësit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Studentë të universitetit ?Aleksandër Moisiu? në Durrës por dhe ato të ?Alesandër Xhuvanit? në Elbasan kanë bojkotuar mësimin, duke iu bashkuar grupit të studentëve të Tiranës.

Në Durrës- Studentët e Universitetit Aleksandër Moisu në Durrës kanë bojkotuar mesimin duke u ngujuar brenda ambienteve të kampusit universitar.

Vendimi është marrë pas një takimi të Këshillit Studentor.

Sipas tyre rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.

Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve thonë studentët, informon gazetari i Ora Neës në Durrës Leonidha Musaj.

Procesin mësimor e cilësojnë shumë te rëndësishëm , por akoma më të rëndësishëm sistemin cilësor të arsimit.

Të shumta në numër studentët thonë se do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët e tyre në Tiranë deri në plotësimin e kërkesave dhe rrezimin e ligjit të arsimit të lartë.

Gazetarja e Ora Neës në Elbasan, Belinda Ruçaj informon: ?një pjesë e studentëve kanë hyrë në mësim se kanë frikë që pedagogët mund të ngelin, ndërkohë që një grup prej gati 30 studentësh qëndrojnë në hollin e universitetit në shenjë bojkoti?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bojkotojne-mesimin-edhe-studentet-e-universitetit-te-durresit-e-elbasanit

Recommended