Negociatat, Rama: Diskutimi ne Parlamentin holandez, per politike te brendshme

  • 5 years ago
Duke komentuar diskutimet e bëra në Parlamentin e Holandës mbrëmjen e së martës për negociatat për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama thotë se u dëshmua qartë që debati po bëhej për politikën e brendshme të atij vendi.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Kryeministri Edi Rama u shpreh se diskutimet në Parlamentin holandez për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, iu drejtuan elektoratit të Holandës.
?Në debatin e djeshëm në Parlamentin e Holandës gjithkush që ka qenë i vëmendshëm e ka parë se si e gjithë çështja e ecurisë së mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit është trajtuar një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet e bëra në Parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi. Në të gjithë qasjen e Parlamentit është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro zgjerimit, kundër zgjerimit, me zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për të vazhduar procesin e zgjerimit dhe zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për ta ndaluar procesin e zgjerimit.
Ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të çojë në një ndarje në gjykimin e pëgjithshëm, jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni politik këtu në funksion të axhendës së tyre politike?, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Recommended